Gjatë 5 netëve të festës së Birrës, Shtëpia e Birrës Korça, ishte destinacioni i preferuar i turistëve të cilët zgjodhën ta kalonin festën në këtë restorant, për më shumë intimitet dhe birrë të freskët.

Ishte e vështirë të gjeje vende të lira në restorant, por po aq e madhe ishte edhe dëshira për të parë nga afër vendin ku prodhohet birra e parë shqiptare, për ta shijuar atë të sapodalë nga fabrika që ngrihet aty pranë me ushqimet tradicionale nën tingujt e muzikës ‘live’.

Qytetarët korçarë të cilët e dinë historinë e birrës së parë shqiptare Korça shprehen tepër të kënaqur nga ndryshimet në fabrikën dhe restorantin e Birrës.

Mbrëmjet janë të veçanta në qytetin e Korçës por ato mbeten në kujtesë kur bëhen bashkë shija e birrës Korça, ushqimi tradicional, shërbimi special dhe natyra mbresëlënëse që të fal ky vend, “Shtëpia e Birrës Korça”.

Edhe pse festa e birrës mbaroi, shtëpia e birrës mbetet e hapur në çdo ditë të vitit për të gjithë ata që Korçën e adhurojnë dhe dëshirojnë të kalojnë aty ditët e tyre të pushimit. Shtëpia e birrës ofron çdo ditë birë dhe ushqim të një cilësie shumë të lartë me një shërbim të kulturuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb