KAVAJË

Bashkia e Kavajës organizoi një koncert dedikuar fëmijëve në ditën e tyre në ambjentet e ‘Prestige Resort’ në Golem. Pjesë e aktivitetit ishin animatorët, teatri meksikan dhe gjithashtu u organizua konkursi “unë e pikturoj vetë përrallën time”.



“Aktivitetet për fëmijët gjatë verës do të jenë të shumta. Falënderoj Prestige Resort për organizimin, ishte një organizim shumë i bukur nga Bashkia Kavajë dhe Prestige Resort, ku patën të ftuar, animatorë, teatrin meksikan, organizuam konkursin unë pikturoj vetë përrallën time. Ishte një festë dhe si një hapje sezoni turistik për të gjithë fëmijët e mrekullueshëm të Kavajës.


Kjo është një festë shumë e bukur, ne të gjithë kemi qenë fëmijë, unë do ta përkufizoja festën e 1 qershorit me fjalët e Winnie Pooh, iku e sotmja po vjen e nesërmja. Ne duhet të jetojmë të sotmen e të presim të nesërmen me dashuri. Të gjithë fëmijët e Kavajës kanë një mirësi shumë të madhe kanë lindur në këtë vend kaq të bukur e kaq të begatë e do të uroja për fëmijët e qytetit tim gjithçka që uron për to një prind i tyre.’ -u shpreh kreu i bashkisë së Kavajës, Isa Sakja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb