SHBA – Agjentët e Administratës së Luftës kundër Drogës, (DEA) pritet të japin dorëheqje pas skandalit të zbuluar se bënin festa, ku pjesë e tyre ishin dhe prostituta. Lajmi u bë i ditur nga një zyrtar i administratës së presidentit Obama. Përgjegjësia për këtë skandal i bie padyshim kreut të DEA-s, Michele Leonhart, e cila është një agjente karriere në këtë agjenci.
Mësohet se ajo ushtron këtë detyrë që nga 2007 dhe është gruaja e dytë që mban këtë detyrë. Michele Leonhart u përball me shumë presion nga ligjvënësit që e pyesnin për kompetencat e saj lidhur me raportin që lidhte agjentët me festat seksi me prostituta. Ajo u kritikua për përgjigjen e saj ndaj raportit dhe ligjvënësve duke thënë se nuk ishte e aftë të ndryshonte kulturën e agjencisë.
Zëdhënësi i shtëpisë së Bardhë Josh Earnest refuzoi të komentonte lajmin, ndërsa tha se administrata ka shqetësime serioze për raportin e Inspektorit të Përgjithshëm.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: