TIRANE

Studio e emisionit ‘Dritare me Rudinën’ me rastin e Krishtlindjeve, pas vizitës në burgun e grave ‘Ali Demi’ është transferuar në shtëpinë e fëmijës ‘Zyber Hallulli’. Fëmijët e këtij institucioni kanë mikpritur drejtuesen e emisionit Rudina Xhunga dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me poezi kushtuar festave të fundvitit.

Gjatë fjalës së saj ministrja Manastirliu tha se shumica e këtyre fëmijëve që janë strehuar në këtë institucion, kanë familjet e tyre biologjike. Po ashtu ajo tha se qëllim i institucionit është që këta fëmijë t’i kthehen pranë familjeve të tyre, ndërsa më pas ka edhe dy alternativa të tjera; birësimi si dhe familjet kujdestare.

Xhunga: Si është historia e këtyre fëmijëve?
Manastirliu:
Këta janë fëmijë që shumica e tyre i kanë prindërit. Puna që bëjnë të gjithë stafi, përmes strukturave të Shërbimit Sociale, është që të rikthejë fëmijët pranë familjeve biologjike. më pas stimulimi i dy programe alternative, birësimi dhe familjet kujdestare.

Xhunga: Si bëhet birësimi?
Manastirliu:
Ne po tentojmë që të shkurtojmë afatet për procedurat e birësimit. rreth 90përqind e fëmijëve kanë prindërit e tyre, ndaj ne kemi si qëllim së pari që t’i kthejmë pranë tyre. Por dashuria si mungon pranë këtyre qendrave, por qëllimi është që t’i kthejmë në familje.

Xhunga: Rasti i Arbit është se ai nuk ka familje…
Manastirliu:
Arbit po mundohemi që t’i gjemë një familje kujdestare. Ai është nga Kosova. Kemi më pak fëmijë siç kemi pasur më parë në qendrat e kujdesit. Synojmë që t’i edukojmë, për të ardhmen e tyre. Për herë të parë këtë vit në Shkodër hapëm një shtëpi familje për adoleshent, në mënyrë të tillë që këto fëmijë deri në 18 vjeç të përgatiten për jetën e pavarur.

Xhunga: Vjen shpesh këtu?
Manastirliu:
Vij shpesh, këtu dhe në Durrës. Në Vlorë po ashtu. Shqiptarët janë solidarë, dhe jam e lumtur që jo vetëm në festa, në shtëpitë tona të përkujdesit, vijnë dhe angazhohen realisht duke dhënë nga vetja. Materialja jo gjithnjë të kënaq, këta fëmijë kanë nevojë për dashuri.

Japin nga vetja e tyre falin dashuri për këta fëmijë që të rriten në mënyrën më të mirë.

Sistemi është ai që ndihmon por edhe ne bëjmë aq sa mundemi, qoftë për fëmijë pa kujdes prindëror, qoftë për të moshuar, është shteti ai që i mbron është familja e madhe.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: