Merih Demiral është pezulluar me dy ndeshje nga UEFA. Ky vendim, i shtëpisë së futbollit në Europë, erdhi pas festës ultra-nacionaliste të mbrojtësit të Turqisë, gjatë ndeshjes me Austriinë.

Në këto kushte, Demiral nuk do të mund të kontribuojë për skuadrën e Montellas në çerekfinalen ndaj Holandës, e në gjysmëfinale, në rast kualifikimi. Ky është një lajm i keq për Turqinë, në prag të sfidës jetike të së shtunës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb