Shtohet fluksi i shtetasve shqipëtarë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës me rastin e festave të fundvitit.

Fluksi më së shumti është regjistruar në hyrje të shtetit tonë. Sipas informacioneve të gazetares Lorena Kodra autoritetet tona kanë shtuar sportelet për të shmangur pritjet e gjata dhe radhët.

Aktualisht janë 5 sportele të hapura 3 në hyrje dhe 2 në dalje. Gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kalimi kanë hyrë 4599 dhe 1864 shtetas kanë dalë.

Pritet që në ditët në vijim fluksi të jetë më i lartë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb