Në kuadër të festave të fundvitit kompania Bankers Petroleum u ka ardhur në ndihmë familjeve në nevojë të zonës së Patos Marinzës.  Kompania në bashkëpunim me bashkitë Fier, Patos dhe Roskovec ka evidentuar  250 familje në nevojë, të cilave u ka shpërndarë pako që përmbajnë produktet bazë ushqimore për të bërë të mundur që familjet ndonëse me vështirësi ekonomike të mund të kalojnë një fundvit të gëzuar.

Sipas menaxherit te marrdhënieve me komunitetin ne Bankers Petroleum Adriatik Golemi, ka pasur një bashkepunim të mire edhe me drejtorite e sherbimit social, ku falë tyre ndihmat kane shkuar tek ato familje qe kane me shume nevoje.

Prej vitesh tashme kompania Bankers, e cila operon ne fushen e Patos- Marinzes u vjen ne ndihme familjeve ne nevoje te komunitetit ku ajo ushtron aktivitet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb