Festat kanë qenë fokusi i emisionit “Fol me psikologen” në këtë episod të fundit të tij për vitin 2018. Psikologia Ervisa Lula ka përzgjedhur si të ftuarën e saj gazetaren dhe blogeren e seksit Zhaklin Lekatarin, si personazhi i cili bëri më shumë zhurmë gjatë këtij viti.


Lekatari thotë se gjatë këtyre ditëve duhet të përkëdhelim veten dhe ta marrim me të mira atë, ndërsa partnerit mund t’i bëjmë edhe dhurata speciale si psh. një palë të mbathura prej çokollate. Gjatë bisedës u dhanë këshilla se si duhet t’i kalojmë sa më bukur këto festa duke filluar me menaxhimin e kohës dhe të parave.



Blogerja tregon se si do t’i festojë ajo vetë dhe çfarë ka zgjedhur të bëjë gjatë këtyre ditëve të pushimit, por jo vetëm kaq. Ajo ka dhënë edhe një listë me alternativat e dhuratave të cilat mund t’ia jepnim partnerit apo familjes.

Psikologia Lula ka theksuar rëndësinë që duhet t’u japim fëmijëve në këto festa duke ju dhënë mesazhin e bashkimit të familjes dhe jo të dhuratave poshtë pemës. Gjithashtu ajo ka këshilluar të gjitha nënat të fokusohen më shumë tek vetja duke mos sakrifikuar për familjen gjatë këtyre ditëve, por të gjejnë kohë të pushojnë dhe t’i plotësojnë disa dëshira edhe vetes./Gsh.al