Nga: ARMIR MEHAJ*SUPERLIGA-Tërbuni i Pukës arrin fitoren historike, duke u ngjitur keshtu per here te pare ne Superligë. Mijera tifoz si kurrë më parë mbushen stadiumin ”Ismail Xhemali” të Pukës në ndeshjen vendimtare Tërbuni- Besëlidhja e cila vendosi dhe për kampionët e Grupit A.
Ka qënë goli i Sinan Likës në minute e 40 që i hapi rrugë fitorës së pukjanëve në ndëshjen plot emocione.


E teksa pjesa e parë përfundoj me rezultatin 1-0 vendasit serish dominuan permes mbrojtjes se sigurt dhe sulmit taktik cfarë beri qe ne minuten e ’39 te pjeses se dyte Taulant Marku i Tërbunit të pllakoste fitoren historike e cila ngjiti Tërbunin në Superligë.


Terbuni i Pukës gjate ketij kampionati është i vetmi ekip që nuk njohi asnjë humbje ku u shënuan 21 fitore, 6 barazime dhe 55 gola cfar beri që skuadra e pukjanve të udhëtonte gjithnje e sigurt drejt endrres qe tashme është realitet ngjitja ne Superlige.



Edhe Bylisi arrin të rikthehet në Kategorinë Superiore vetëm pas një viti mungesë. Goli spektakolar i Mariglen Shoshit sot ndaj Lushnjës i jep Superioren ekipit të drejtuar nga Nenaj.

Në ndeshjen e sotme të luajtur në shtëpinë e këtyre të fundit, ballshiotët kanë arritur të fitojnë me rezultatin 1-0 duke u ngjitur kështu zyrtarisht mes më të mirave në futbollin shqiptar.

Skuadra e drejtuar nga Nenaj ka zhvilluar një ndeshje thuajse perfekte duke mos i lënë asnjë hapësirë kundërshtarit dhe arriti ta zgjidhe ndeshjen falë golit të shënuar nga Shoshi në minutën e 35-të të ndeshjes.

Lushnjarët të zhgenjyer humbasin shansin ideal për t’u ngjitur në Superior. Një sukses i madh i arritur nga ballshiootët që i rikthehet Superiores pas vetëm 1 viti mungesë.

(a.n/BalkanWeb)

Etiketa: