Një natë e paharruar, një arsye e fortë për të festuar në Koren e Veriut. Në shtetin komunist nuk do të jetë e nevojshme të shpikin turne apo rezultate imagjinare, pasi femrat U-20 u shpallën kampione bote. Suksesi i tyre bën edhe më shumë jehonë pasi në finale mposhtën Japoninë, një vend fqinj me koncepte dhe filozofi totalisht të ndryshme.
Finalja e zhvilluar në Kolumbi u vendos nga një gol i Choe Il Son, një nga talentet më premtuese të gjeneratës së saj. Me 6 gola të shënuar, Choe u shpall golshënuesja më e mirë e turneut, gjithashtu edhe lojtarja më e mirë.
Festa në fund ishte e madhe për vajzat koreane, ku sigurisht nuk mund të mungonte festa me flamur dhe me lot, të sigurta se ky sukses mund t’i ndryshojë jetën në vendin e tyre.
(BalkanWeb)