Qindra iranianë janë fotografuar duke festuar në rrugët e Teheranit pasi Irani lëshoi rreth 200 raketa drejt Izraelit.
Nuk raportohet për viktima pas breshërisë që ndodhi më herët sonte, por si Tel Avivi ashtu edhe Teherani kanë paralajmëruar për përshkallëzim të konfliktit mes tyre pas sulmit.
Irani u kundërpërgjigj mbrëmjen e sotme me një sulm me raketa balisitke pas veprimeve të fundit të Izraelit në rajon.
Forcat izraelite arritën të eliminojnë me sukses liderin e Hezbollahut Hasan Nasrallah së bashku me liderë të lartë të Hezbollahut në Liban, ndërsa muajin e kaluar eliminuan kreun e Hamasit, Ismail Haniyeh.