Me shpresën për një vit sa më të mbarë e gjithë bota mirëpriti 2025 me festime dhe spektakle fishekzjarresh që ndriçuan qiellin ne kryeqytetet kryesore ndërkombëtare.

Zelanda e Re ishte e para qe priti vitin e ri me një shfaqje fishekzjarresh për të shënuar fillimin e 2025-ës. Nje spektakël fishekzjarresh nga Kulla Sky Auckland mirëpriti vitin e ri 2025. Ndërsa ora shënonte mesnatën e 31 dhjetorit, qytetaret e Zelandes se Re e nisën Vitin e Ri me festime duke u bërë vendi i parë në botë që mirëpriti vitin e ri 2025. Mijëra njerëz u mblodhën në bregdet, duke brohoritur dhe duke kënduar ndërsa qielli ndriçohej me ngjyra te fishekzjarreve.

Me pas ishte radha e Australisë për të mirëpritur vitin e ri 2025. Sydney u shndërrua ne një qytet festimesh me shfaqje spektakolare fishekzjarresh, ku mijëra njerëz kishin dale per te shijuar nga afër të gjithë këtë skenë.

Dubai e priti Vitin e Ri me një shfaqje mahnitëse fishekzjarresh në gradacelen më të lartë në botë, Burj Khalifa. Qindra u mblodhën për të parë shfaqjen gati 9-minutëshe të titulluar “Përtej ëndrrave”, duke shfaqur fishekzjarre, lazër dhe shfaqje shumëngjyrëshe në Burj Khalifa.

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën nën Portën e Brandenburgut në kryeqytetin e Gjermanisë Berlin për të nisur fillimin e vitit 2025. Deri në 60,000 njerëz ishin të pranishëm në rrugë në anën perëndimore të Portës që dikur ndante Berlinin Lindor dhe Perëndimor deri në rënien e Murit të Berlinit në nëntor 1989.

Parisi e nisi 2025-ën me fishekzjarre masive të cilat për një moment mbuluan monumentin e Harkut te Triumfit në një shfaqje të zjarrtë. Mijëra njerez u mblodhën në Champs Elysees të kryeqytetit francez për të ndjekur spektaklin e organizuar.

Londra e mirepriti Vitin e Ri me një shfaqje spektakolare fishekzjarresh. Spektakël e fishekzjarreve zbukuruan lumin Thames dhe ndërtesën ikonike te Big Benit. Festimet vazhduan pavarësisht se pjesa më e madhe e Mbretërisë së Bashkuar iu nënshtrua paralajmërimeve të motit të keq për javën e ardhshme, me shi të dendur dhe erëra të forta që do të preknin pjesë të Skocisë, Irlandës së Veriut dhe Anglisë veriore.

Pasi qëndruan në Times Square të Nju Jorkut për orë të tëra, mijëra amerikane dhe turiste te shumte mirepriten Vitin e Ri të me ceremoninë vjetore të globit te kristalte. Spektakli I ketij viti ne Times Square u prezantua nga artistja me origjine shqiptare nga Kosova, Rita Ora.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb