Tirana e priti ndërrimin e viteve kur akrepat e orës shënuan 00:00 me fishekzjarret shumëngjyrëshe që shkëlqyen në qiell dhe me një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej” ashtu siç është bërë traditë tashmë çdo vit nga Bashkia e Tiranës.
Kjo ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare të cilat i kanë bërë jehonë Tiranës e duke e renditur atë mes kryeqyteteve botërore që shkëlqyen me festimet për natën e ndërrimit të viteve.
Edhe një nga mediat më të njohura austriake, e cila është e njohur në të gjithë europën, ORF.AT, ka publikuar si foto kryesore Kullën e Sahatit të Tiranës të mbuluar nga fishekzjarret e hedhura nga Bashkia e Tiranës që ndriçonin qiellin.
Gjithashtu ajo ka dalë si foto e javës edhe te faqja e njohur në gjithë botën, MSN.COM. Foto është marrë nga Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) realizuar nga fotografi Gent Shkullaku.