‘Festimet për 70 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 610 mijë dollarë. Ministritë kryesore që u morën me organizimin, kanë shpenzuar fonde për koncertin në sheshin “Nënë Tereza”, dhënien e dekoratave për veteranët e luftës si dhe për Festivalin e dritave’-njofton Albeu.

 

Shpenzimet më të mëdha thuhet se janë bërë për Festivalin e dritave, kurse më të voglat për prodhimin e medaljeve në nderim të veteranëve të luftës.

 

Koncerti ku mori pjesë dhe këngëtarja me famë botërore, Jessie J, ka qenë mjaft i kushtueshëm, ndërsa mbetet mister shuma që i është paguar këngëtares për performancën.
(o.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb