“Excelsior” ka botuar, të martën e 15 tetorit 1929, në faqen n°6, fotografitë e ceremonisë së përvjetorit të parë të kurorëzimit mbret të Ahmet Zogut, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar:

Një vit më parë, Ahmet Zogu u shpall mbret i Shqipërisë
Me këtë rast u mbajtën festime të mëdha në 8 tetor në Tiranë

1
1

Me rastin e përvjetorit të parë të kurorëzimit të Ahmet Zogut si Mbret i Shqipërisë, u zhvilluan në Tiranë festime të mëdha, përfshirë një paradë madhore, gjatë së cilës një regjimenti të ri iu dorëzua flamuri.
Fotografitë tona tregojnë:

1. dorëzimin e flamurit kolonelit të regjimentit të ri në prani të mbretit, të cilin e dallojmë në rangun e parë të grupit të personaliteteve të mbledhura në të majtë;

2
2

2. mbretin (x), stafin e tij në tribunën zyrtare gjatë paradës;

3
3

3. katër motrat e mbretit që vëzhgojnë paradën, të veshura me kostume kombëtare të grave shqiptare.

4
4

/Darsiani.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: