Festimi i Coutinhos pas atij goli të mrekullueshëm ndaj United në Champions League krjoi shumë polemika. U përfol se festimi i brazilianit duke mbyllur veshët ishte një mesazh për tifozerinë katalanase që të mos vënë në dyshim aftësitë e tij. Por ka qenë vetë  Coutinho që ka sqaruar këtë espisod në një postim në Istagram.

Ai ka deklaruar se festimi i golit të tij ndaj United nuk ka asnjë lidhje me tifozerinë duke u shprehur se janë thjesht përçarje që dëmtojnë klubin.

“Ne kurrë nuk duhet të dëgjojmë njerëzit që duan të na demotivojnë. Fjalët e tyre mund ta në shpërqendrojnë drejt qëllimit të vërtetë. Nuk kam treguar mungesë respekti kurrë për askënd brenda ose jashtë futbollit. Unë gjithmonë do të shikoj para në të ardhmen me ambicie”, ka shkruar Coutinho në Instragram.

https://twitter.com/hairulhafizee/status/1118249074824597504

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb