Për të pestin vit radhazi është mbajtur në krahinën e Lunxhërisë festivali folklorik “Divani Lunxhjot”.

Festivali i folkut dhe i traditës lunxhjote mirëpriti grupe dhe orkestra nga vende të ndryshme, si dhe një numër këngëtarësh të njohur të muzikës popullore.

“Divani Lunxhjot” synon të mbajë gjallë traditat folklorike të Lunxhërisë. Për këtë arsye, shumë vargje dhe pjesë të harruara polifonike janë rikthyer në këtë festival, duke kontribuar kështu në mbrojtjen dhe ruajtjen e një trashëgimie unikale.

Gjatë këtij festivali u dorēzua tek familjarët, nga kryetarja e bashkisë, titulli “Qytetar Nderi” për poetin dhe përkthyesin lunxhjot Jorgo Bllaci.

Ata që ndoqën nga afër këtë festival, patën mundësinë që të shijonin edhe gatimet tradicionale të krahinës së Lunxhërisë.

Në “Divani Lunxhjot” nuk mungoi edhe panairi i artizanatit, ku lunxhjotët prezantuan vlerat e tyre artizanale. (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb