TIRANE
Telefonatat e ushtarëve rusë me familjet e tyre zbulojnë krimet e luftës që janë kryer prej tyre në Ukrainë, torturat, vrasjet dhe njëherësh nxjerrin në pah, pasojat e propagandës së Kremlinit që I cilëson ukrainasit, nazistë. Në kuadër rë festivalit ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut dokumentari “Të përgjuarit” u shfaq në Kuvendin e Shqipërisë në prfani të deputetëve e diplomatëve. Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali dhe drejtori i festivalit Kujtim Çashku, ndan kujtimet personale nga Ukraina dhe rëndësinë e lirisë.
Festivali që këtë vit mbështetet nga Bashkimi Europian sjell realitete nga e gjithë bota duke dashur të ritheksojë rëndësinë e ligjit dhe të drejtave të njeriut. Ambasadori I BE-së Silvio Gonzato dhe ai i Ukrainës Volodymyr Shkurov, dhanë mesazhe njerëzore e diplomatike në fjalët e tyre.
Tema e sivjetshme e festivalit është “Vepro gjelbër, tani e për të ardhmen”. Përmes filmave, bisedave e diskutimeve, në shkolla, kinema e institucione synohet nxitja e reflektimeve dhe përçimi I mesazheve të drejtësisë e ruajtjes së ambientit përmes artit.