Një film dokumentar mbi vrasjen e kryeministrit serb Zoran Xhinxhiç dhe një për procesin e gjetjes së të zhdukurve nga lufta në Bosnjë-Hercëgovinë janë shfaqur te Autoriteti i Dosjeve në Tiranë në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të drejtat e njeriut. Diskutimi nxori në pah problemet e Shqipërisë në raport me të shkuarën e saj

Një film dokumentar mbi vrasjen e kryeministrit serb Zoran Xhinxhiç dhe një për procesin e gjetjes së të zhdukurve nga lufta në Bosnjë-Hercëgovinë janë shfaqur te Autoriteti i Dosjeve në Tiranë në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të drejtat e njeriut. Drejtori I Festivalit Kujtim Çashku dhe kryetarja e Autoritetit, Gentiana Sula u ndalën te mesazhi që I jepet shoqërisë shqiptare sa I takon të zhdukurve nga diktatura.

Ethem Fezollari, kryetar i Shoqatës së ish Përndjekurve dhe studiesi Astrit Jegeni, vunë në dukje, se sa gjetja e eshtrave të ish të dënuarve politike dhe të ekzekutuarve nga sistemi komunist në Shqipëri është e pamundur.
Sink

Filmat “Plumbi I tretë” dhe “AND-ja e dinjitetit” sjellin në vëmendje shkeljen e të drejtave të njeriut dhe ngjarje të dhimbshme për hsitorinë e Ballkanit, pasojat e të cilave janë ende të ndjeshme në Serbi apo Bosnjë-Hercegovinë. Gjatë diskutimit, mesazhi kryesor që u dha ishte se pa njohjen e përballjen me të shkuarën e ardhmja është e paqartë dhe e pasigurt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb