Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut është ndalur në shkollën e Magjistraturës ku ka shfaqur një film mbi atë që ndodhi në SHBA pas vdekjes së George Floyd. Drejtori i ‘Magjistraturës’ Arben Rakipi, kërkoi të bëjë dallimin mes populizmit dhe opinioni publik ndërsa vuri në dukje ndikimin që ka reagimi i publikut në ngajrje si kjo

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut është ndalur në shkollën e Magjistraturës ku ka shfaqur filmin dokumentarin “Trupi politik”. Ai ndjek një vit punë të kryetarit të bashkisë në Baltimorë në SHBA në mes të kryengritjeve për rastin e George Floyd që vdiq në duart e policisë. Rasti në fjalë është trajtuar në leksione për studentët edhe nga Drejtori i ‘Magjistraturës’ Arben Rakipi, I cili në shfaqjen e filmit vuri në dukje ndryshimin mes opinionit publik dhe populizmit.

“E kam parë për aq sa lidhet me ndikimin e opinionit publik në çështjet e drejtësisë. Në një pikë të bisedës sonë jam ndalur te e keqja që vjen nga populizmi dhe ndikimi që populizmi ka në ndërgjegjen e gjyqtarëve. Mbi këtë pikëvështrim kam trajtuar raportin mes populizmit dhe opinionit publik. Ka një ndryshim të madh mes këtyre koncepteve dhe konkluzioni është që opinioni publik në shumë raste është i domosdoshëm për të shtyre përpara punën e gjyqtarit”, tha Rakipi.

Filmi merr në shqyrtim kostot që paguhen për shkak të përkushtimit ndaj parimeve. Rakipi në fjalën e tij tha se filma si ky nuk janë art por ndërgjegjësim dhe një lloj angazhimi në sistemin e drejtësisë.

“Janë jo thjesht për argëtim por synojnë përçimi nga brenda qendrës sonë të disa mesazheve që vetëm filmi është ia aftë të japë, në këtë rast, mesazhin e drejtësisë, mesazhin e ndikimit që ka drejtësia apo drejtësia e pjesshme dhe lidhjen e drejtpërdrejtë të drejtësisë apo padrejtësisë me reagimin publik”, tha Rakipi.

Drejtori i festivalit, Kujtim Çashku vuri në dukje rëndësinë e dallimit të koncepteve e po ashtu, ndikimin që kanë festival si ky për demokracinë. I organizuar nga Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, festivali ka sjellë 40 filma që janë shfaqur për target grupe të ndryshme, nën temën “vepro gjelbër tani dhe për të ardhmen”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: