“Kopshti i qershive” me regji të Dino Mustafic,nje veper nga Anton Cehov do te ngjitet ne skenen e teatrit Andon Zako Cajupi në Korcë.Gjate konferencës per shtyp regjisori Mustafic,tha se ndihet mjaft mire disa orë para premieres pasi gjithë kasta e aktorëve ka dhënë gjithcka nga vepra me interpretimin e tyre.


Ema Andrea është pjesë e veprës me një nga rolet më të bukura të dramaturgjisë botërorë, e cila e luan Çehovin për herë të parë dhe pikërisht në teatrin e Korçës ndërsa një nga personazhet e vëçanta do të jetë edhe ai i Gert Ferrës.


Kopshti i Qershive vjen me një kastë aktorësh të njohur, si Zamira Kita, Ema Andrea, Guri Koco,Sotiraq Bratko, Jozef Shiroka, Gent Ferra etj të cilët do të mbajnë mbërthyer artdashësit korcarë dhe jo vetëm me interpretimin e tyre.


Drejtoresha e qendrës se artit dhë Kultrës Zamira Kita i ka ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e shfaqjes e cila do të përcjellë emocion në 3 net.

Vepra “Kopshti i Qershive”, me një nga regjisorët me të mirë te ballkanit,eshte trajtuar ne menyre te tille qe publiku ta ndjeke me endje ne te kater aktet e tij nga nje kaste aktoresh profesioniste.