KORCE- Jo vetëm serenata, por një repertor që bën bashkë muzikën klasike e deri tek krijimet bashkëkohore, do ta kthejnë Korçën në qendër të muzikës ndërkombëtare. Festivali “MIK” do të sjellë 150 artistë të njohur për të performuar gjatë 5 netëve, muzikën më të mirë.

Edicioni i parë i festivalit ndërkombëtar mban vulën e sopranos shqiptare me famë botërore, Inva Mula, e cila shprehet se festivali MIK synon të promovojë kulturën dhe historinë e këtij qyteti.

Nata e parë do të jetë një mbrëmje përkujtimore për këngëtaren korçare Tefta Tashko Koço, edhe në nder të 100-vjetorit të saj të lindjes.

Festivali “MIK” do të zgjasë nga data 25 deri 29 korrik.

Netët muzikore të festivalit do të do zhvillohen në teatrin “A.Z. Cajupi” dhe në pazarin e vjetër të qytetit të Korçës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb