Suedia do të mbajë të parin festival vetëm me gra, pasi një fushatë financimi ka arritur objektivin e 47 mijë stërlinave.


Komediania Emma Knyckare e hodhi idenë pasi disa aktivitete të mëdha në Suedi u mbushën me akuza për përdhunime dhe ngacmime seksuale.


Festivali u propozua si një aktivitet pa burra për këtë verë dhe tashmë e ka kaluar objektivin e fondeve që kërkoheshin, prej 46 mijë stërlina, nga më shumë se 3000 persona.


Në faqen e hedhjes së ideve Kickstarter thuhej: “Në festivale muzikore, të gjithë duhet të ndihen të sigurtë. Tingëllon e vetëkuptueshme, apo jo? Megjithatë, vit pas viti, festivalet përreth botës na kanë treguar të kundërtën. Ne duam ta ndryshojmë këtë dhe në verën e 2018, do organizojmë festivalin më të bukur në votë – pa burra. Na ndihmoni të krijojmë një hapësirë të sigurtë për njerëzit që duan të marrin pjesë në festival, pa u trembur për sigurinë e tyre personale”. /Bota.al

Etiketa: