Një muaj më parë u nda nga jeta aktori i madh Zef Deda. Familja, por edhe arti humbi një njeri të madh, një artist të pazëvendësueshëm. I biri, Jul Deda, në vigjilje të Krishtlindjeve ka bërë një dedikim të ndjerë për të atin e ndjerë.

“Hej Bos, si je? U be nje muaj qe nuk shihemi. Një përqafim desha sot, se m’ka marre malli. Kemi edhe Krishlindjen neser dhe kjo eshte hera e pare qe ti feston me engjejt, ne parajse, aty ku festohet me bukur se ne toke. Festo i qete zemra ime…! Gezuar Krishtlinden. T’du fort Babo…!” 🙏🏻, shkruan këngëtari në Instagram.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: