TIRANE

Sot festohet 29 Nëntori, 74-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga regjimi nazi-fashist. Liderët e shtetit shqiptar janë bërë bashkë, duke zgjedhur kështu që të mbajnë një orar të përbashkët për homazhet në “Varrezat e Dëshmorëve”.

Ashtu siç e do edhe tradita, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka qenë i pari që ka vënë kurorë me lule dhe është përulur me nderim para monumentit ‘Nënë Shqipëri’. Më pas ai është ndjekur dhe nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi si dhe kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Vetëm pak minuta më vonë, rreth orës 10:40 kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kreu homazhe tek Varrezat.

Ndërkohë Veteranët e Luftës do të kryejnë homazhet rreth orës 12.30 tek Varrezave të Dëshmorëve, një vendim ky, në formë refuzimi për të qenë në një kohë me kryeministrin Rama pranë varrezave të dëshmorëve, veçanërisht pas rivarrimit me ceremoni shtetërorë të eshtrave të Mid’hat Frasherit, fakt që për organizatën e veteranëve të luftës është i papranueshëm.

Kujtojmë se lideri opozitar, Lulzim Basha vendosi dje kurora me lule tek “Varrezat e Dëshmorëve” dhe më pas u nis drejt Italisë, ndërsa nuk dihet nëse do të kthehet sot në Tiranë.

Në nder të kësaj dite do të zhvillohen një sërë aktivitetesh, ndërsa epiqendra e festimeve padyshim ngelet Tirana. Kjo festë do të festohet ndryshe dhe nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, pasi Forcat e Shtabit të Përgjithshëm ka organizuar një event prezantues nga ora 10:00 deri në orën 13:00, në Pedonalen e Tiranës.

Kujtojmë se debati për Festën e Çlirimit mbetet ende i ndezur në politikën shqiptare, ku e djathta ndjek të njëjtin model si gjatë mandatit të saj të parë qeverisës, kur ndryshoi datën e kësaj feste, nga 29 Nëntori më 28 Nëntor, pasi sipas saj, kjo e fundit ishte zgjedhur nga regjimi komunist duke falsifikuar historinë. Por, 29 Nëntori e fitoi sërish statusin e Ditës së Çlirimit kur e majta erdhi në pushtet, në verën e vitit 1997, kur me një ligj të posaçëm u kthye në festë zyrtare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb