Vora triumfoi ndaj Flamurtarit me shifrat 3-2, në sfidën e Kategorisë së Parë.

Ndeshja mes dy pretendentëve ka qenë e luftuar dhe me shumë përmbysje situtatash. Vendasit shënuan dy herë me Ruzgis në pjesën e parë, por pastaj u arritën nga golat e Oshafit dhe Beqjas. Megjithatë, ishte pikërisht Ruzgis ai i cili plotësoi tregolëshin personal në minutat e fundit për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.

Kjo ndeshje padyshim do të shoqërohet me polemika për shkak të episodeve të ndryshme, përfshirë edhe atë të golit të fitores ku vlonjatët pretenduan për prekje të topit me dorë nga sulmuesi i vendasve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb