Në kulmin e tensionit politik, ku ushtria e Erdogan vijon ofensivën ndaj kurdëve në Siri, Turqia, ajo e futbollit, vijon të përkrah këtë vendim të Ankaras edhe në fushën e lojës. Pavarësisht se festimi i tyre me gjeste antisportive mund të sjell një dënim nga UEFA, futbollistët turk nuk nguruan ta bëjnë diçka të tillë edhe mes Parisit.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Golin e barazimit përballë Francës vendosën ta festonin me tifozët në të njëjtën mënyrë siç bënë edhe kundër Shqipërisë tre ditë më parë. Festimi ushtarak i futbollistëve të Turqisë vijon të prodhoj shumë polemika por lojtarët duken të bindur dhe të vetëdijshëm në atë që bëjë në fushën e lojës, këtë e shprehu edhe Calhanglu menjëherë pas ndeshjes: “Mbështesim 100% kombin tonë”, u shpreh sulmuesi i Milan. Kjo sjellje e futbollistëve turq ka kaluar çdo limit sportiv dhe nuk është pritur aspak mirë nga vendet e tjera europiane, mbi të gjitha nga Franca dhe Gjermania.


Ministrja
Ministrja

Presidenti Macron nuk ishte i pranishëm në stadium, as ministri i jashtëm por vetëm ministrja e sportit, Roxana Maranineanu e cila me anë të një postimi në tëitter kërkon një dënim ekzemplar nga UEFA. As përfaqësuesit e Federatës Gjermane nuk e kanë pritur mirë “like” që Emre Can dhe Gyndogan i bënë fotos ku futbollistët turk festonin pas golit kundër Shqipërisë.
(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb