Mesfushori i Shqipërisë, Feta Fetai ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp ku iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Hera e parë është më e veçantë por edhe kësaj here shumë mirë, më kanë pritur shumë mirë dhe me shumë ngrohtësi. Ëndrra e çdo fëmije është të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë dhe që të luajë shumë ndeshje në Europian ose Botëror. E preferoj shumë si lojtar Modriçin, por në Shqipëri preferoj shumë Asllanin dhe Bajramin. Do doja të asistoja dhe shënoja si Modriç ndaj Çekisë por më shumë rëndësi ka fitorja”, deklaroi Feta Fetai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: