Blendi Fevziu ishte i ftuari i parë në Forumet UET për vitin e ri akademik ku në një bashkëbisedim me pedagogë dhe studentë foli mbi çështejet më të nxehta të aktualitetit politik dhe romanin e tij që pritet të dalë në fund të shtatorit.

Prania e Blendi e Fevziu në Forumet UET ishte në kuadrin e një bashkëpunimi 10 vjeçar me shtëpinë botuese të Universitetit Europian të Tiranës UET Press me librin e tij Opinion, bashkëpunim i cili do të vazhdoj edhe me librin e fundit që do të botohet në fund të muajit shtator. Për Blendi Fevziun ky nuk është një roman as një libër me kujtime, por është një libër të cilin e quan librin e jetës tij.

Emisioni Opinion është një nga programacionet politike më të ndjekura në televizion, ku gazetari i njohur u shpreh se interesi i audiencës për politikanët ka rënë ndjeshëm dhe formati i aktualiteti është ai që ndiqet më shumë.

Gjatë bashkëbisedimit Bledni Fevziu u shpreh edhe për temat më të nxehta të akualitetit politk, sic është lënia e mandatave nga opozita ishte një startegji e gabuar dhe që nuk duhet të ndodhte. Pavarësisht akteve politke që ka ndërmarrë opozita për Fevziun,  z. Basha mbetet kandidati i vetëm i opozitës për kryeministër. Ndërkohë duke folur për zgjedhjet Fevziu theksoi se duhet dhënë fund banditëve në politkë dhe Shqipëria nuk mund të jetë e stabilizuar nëse zgjedhjet nuk janë të pranuara. Në lidhje me bilancin qeverisës, ai shtoi se nuk mund të ketë një bilanc qeverisës pasi vet qeveria nuk ka një axhendë të saj.

Në qytet dhe në rrethe të ngushta letrare po flitet shumë që ka një roman të ri tuajin, që do dalë së shpejti. Mund të na flisni sadopak, për të na shtuar kuriozitetin, që të na bëjë të lexojmë këtë roman tuajin?

Faleminderit për ftesën, faleminderit edhe që ishte forumi i parë për këtë vit. Bëhen 10 vite, me sa mbaj mend unë ne kemi filluar bashkëpunimin në shtator, ku është bërë prezantimi i librit “Jeta ime, Intervistë me Blendi Fevziun”, të cilin unë ende sot e konsideroj një nga librat me një lloj ndikimi, nga ato libra që mbeten në bibliotekën e gjithësecilit dhe që shërbejnë si mundësi reference. Gjithëkush që do punojë me historinë e Shqipërisë, me personazhe të caktuar të saj ka mundësi qe t’i refereohet. Një pjesë e atyre personazheve unë e kam thënë nuk jetojnë më, ndoshta pjesa më e madhe e atyre që përfshihen në atë libër janë rralluar akoma më shumë këto 10 vjet që nga bashkëpunimi i parë.

Po ka një libër të ri, për ta shpjeguar këtu unë e kam të vështirë. Gjithësesi do ta them siç e mendoj. Është ai që do ta quaja libri i jetës time. Para disa ditësh unë mbusha 50 vjeç dhe në një moment isha duke menduar që çfarë bilanci bën njeriu me jetën e tij. Ishte pasi e kisha mbaruar këtë libër dhe kisha një qetësi të plotë. Duket sikur njeriu ka disa detyrime ose disa borxhe që duhet t’i kthejë në jetën e tij. Ka shumë njerëz që nuk i kthjenë gjithë jetën, ka njërëz të tjerë që mundohen t’i kthejnë deri diku.  Mua më dukej sikur ky libër ishte si të thuash borxhi më i madh që unë kisha, që duhet ta ktheja mbrapsht. Më pas njëriu bën jetën e tij, vazhdon rrit fëmijët, bën karrierë, ecën përpara, por në një farë mënyre kjo që unë bëra ishte një borxh që unë ia kisha fëmijërisë. Çfarë është në fakt? Është një libër qe si shumica nga ju që mund të jenë rritur me gjyshen, stërgjyshen, e dinë se sa shumë kanë ndikuar në jetën e tyre. Unë jam rritur nga stërgjyshja ime që kishtë një motër dhe një kushërirë me të cilën po ashtu ishin të lidhur me një krushqi. Është historia tipike, nuk ka rëndësi është stërgjyshja ime apo e dikujt tjetër, është historia tipike se si njeriu vjen dhe shpesh herë ikën nga kjo jetë. Kur ajo lindi ishte vajza e një prej njerëzve më të fuqishëm dhe të pasur të Tiranës, me një nënë po aq të pasur po ashtu, një fëmijë që dukej sikur kishte të gjithë atë që quhej fatin e madh në jetë, kishte lindur në një familje të pasur e të fuqishme. Më pas, pak nga pak, çdo ditë që kalonte, fillonte dhe bjerrej. U bjerr fuqia politike e familjes, për arsye se Tirana u bë kryeqytet dhe Toptansit që dominonin qytetin filluan ta humbnin fuqinë përballë qeverisë qëndrore, pastaj filloi të bjerrej fuqia politike e plotë sepse Zogu anashkaloi dhe la mënjëanë familjen e saj. Pastaj erdhi komunizmi, që çfarë kishte lënë Zogu në pjesën politike, i griu dhe në pjesën ekonomike. Jeta e saj ishte shumë dramatike sepse u martua shumë e re por burri i vdiq kur ishte 25 vjeç dhe duhet të rriste dy fëmijë. Unë u gjenda në jetën e saj në vitet e fundit të jetës, kur siç them unë ishte zhveshur nga çdo gjë, nga pushteti dhe ambiciet e mëdha të familjes, ishte zhveshur nga pasuria që i’a kishte marrë komunizmi dhe nga persekutimi sepse ishte fundi dhe komunizmi i kishte harruar më tani, kishte filluar të merrej me personazhe tëtjerë. Dhe pikërisht në fund të jetës së saj, tek të 70-tat filloi të jetonte. Pikërisht ky është një lloj shikimi i fateve njërëzore, unë e kam marrë bashkë me disa persoanzhe të tjerë, midis tyre është një personazh që mua gjithmonë më ka nxitur fëmijërinë, i jashtëzakonshëm, që ishte vëllai i stërgjyshes sime që jetonte jashtë. Ai vinte gjithmonë në formën e një letre që kishte një pullë spanjolledhe që ishte një fat i madh sepse unë i shkulja pullën për koleksionin e pullave të postës, që më pas kam bërë një research të plotë të gjërave, nuk është roman, nuk ëhstë libër me kujtime, është një gjë që kisha dëshirë ta shkruaja. Kur nisa ta shkruaja nuk e dija si do dilte, nuk kisha subjekt në kokë. E nisa, më kujtohet si tani sapo u ngrit avioni nga aeroporti i san Franciskos, isha në Ipad, ishte natë, do ulesha në Honolulu, për 6 orë kisha shkruajtur 2 kapitujt e parë. Është një gjë që rrjedh dhe njeriu e kupton kur një gjë rrjedh. Thellë thellë e kisha brenda vetes dhe nuk kam ndaluar. E kam shkruajtur për dy muaj rrjesht, e lash më pas që të kisha një distancë kohore të nevojshme, ia dhashë pak njerëzve të cilëve u marr një mendim, është një libër që mund ta quaj librin e jetës sime -pastaj mund ‘ti vë çdolloj titulli. Mund të ketë libra më të mirë se ai, jam i sigurt, të shkruajtur nga unë, por unë e konsideroj librin tim më të mirë. Besoj që do të botohet brenda fundit të shtatorit.

Shumica ju njohin si njeri publik për gati 30 vjet në gazetari dhe më shumë se 22 vjet në markën tuaj Opinion. Si autor më së shumti publiku ju njeh me dy bestseller, “Enver Hoxha” dhe “Ahmet Zogu”, jo vetëm në shitje por që kanë bërë edhe një zhurmë të madhe në media. Duket sikur i dhatë diçka shoqërisë por ju mungonte diçka tek vetja, për t’i dhënë familjes suaj.

Nuk është se i jap familjes sime, unë kam marrë spunto nga familja ime, në fund të fundit është një analizë e fateve njerëzore, ka shumë njerëz që kanë fate të ndryshme në jetë. Duket sikur u bëzëqëesh fati në fillimet e tyre, ju merr jeta mbrapsht apo për mirë, ka njerëz që bëjnë një jetë fare normale dhe rutinë gjithë jetën e tyre. Unë kam përshkruar personazhe të lagjes, kur kam qenë fëmijë, nga ata që ishin më të famshmit një pjesë e të cilëve dukeshin  si të dalë nga librat e historisë dhe që thoje si ka mundësi që janë gajllë dhe personazhe të tjerë të zakoshëm që shkonin në punë, ktheheshin nga puna, dolën në pension, dhe asnjë ditë të jetës së tyre nuk patën ndon jë gjë të binte në sy, nuk patën protagonizëm. Prandaj them që ëshë një miksim i shumë fateve, personazheve. Ajo që më ka bërë përshtypje është që shumë e çuditshme, kur shkruaja librin fillova të kuptoj që jeta në Shqipërinë para-komuniste, ishte shumë interesante. Jeta e atyre që jetuan jashtë në vitet e komunizmit, që ikën, ishte shumë interesantë, ndërsa kur përshkruaje jetën e atyre që mbetën në Shqipëri ishte shumë e mërzitshme dhe pakulme. Komunizmi si të thuash i zdrugonte karakteret, nuk lejonte që të kishte karaktere të veçantë. Mundohej t’i unifikonte dhe të krijonte një prototip edhe të jetës së gjithësecilit nga ne, kështu që fatet njerëzore gëlonin më shumë brenda shtëpive, edhe aty me shumë siklete, sesa jashtë. Prandaj janë fate shpesh herë të çuditshme. Stërgjyshja ime bëri një jetë super rutinë, megjithëse thash babai i saj ishte një nga drejtuesit më të rëndësishëm, burri i saj ish-ministër, shef i shtabit të përgjithshëm, ai vdiq shumë shpejt. Ndërkohë që vëllai i saj ishte një personazh që gjithë jetën e tij udhëtoi në 190 vende të botës, u martua nja 7 herë. Një personazh i rrallë. Madje unë takova vajzën e tij etij që nuk e dinim askush që jetonte, ajo më tha me mburrje që babai është martuar 7 herë, ndërsa unë 8, i’a kam hedhur me një herë. Personazhe me jetë të ndryshme, ndërkohë që Shqipëria ishte aq steriotip dhe e ngurtë në mënyrën e të menduarit dhe të funksionuarit të gjërave sa që kur i krahason duken dy botë të ndryshme ndësrkohë që janë e njëjta bazë.

Prej vitesh tashë axhenda mediatike apo e emisioneve politike është e lidhur ngushtë me axhendën politike ose anasjelltas. Duke marrë parasysh që jemi në fillim të sezonit të ri mediatik për emisionin Opinion, dhe duke marrë parasysh që emisione në televizone të tjera po kërkojnë të riformatohen, a ka ndonjë risi këtë vit apo do vazhdojë ana tradicionale e gati mbi 20 të emisionit Opinion?

Flasim për formën apo përmbajtjen se janë dy gjëra që ndryshojnë. Forma nuk ka ndonjë ndryshim të madh thelbësor edhe pse aty ktu ka ndonjë penelatë por në tërësi nuk ka. Përmbatja ka njëndryshim tërësor edhe nëse t’i e sheh 5-6 vitet e fundit. E para, emision i ka lindur si pjesë e debatit politik. Është munduar të fokusohet tek politika, më pas unë duke u identifikuar 4 herë në javë në 12 vitet e fundit, u mundua të prekte tema sociale po kryesisht mbi bazëne parimit, ndërkohë është kthyer në tre vitet e fundit, sidomos vitin e fundit në një emision të mbështetur tek aktualiteti, ngajrja e ditës. Edhe pse në pamje të parë nuk konceptohet, tashmë është shumë i vështirë. Është një emision që lind në mëngjes, për t’u konsumuar në darkë, nuk është si më parë që planifikohej një muaj para, kërkon shumë më tepër intensitet në punë e përgatitje të stafit, shumë më tepër lidhje, dhe ka ndryshuar dhe në raport me audiencën. Pra temat që dikur përbënin risi, temat për dashurinë, seksin, familjen, raportet në çift, në përgjithësi janë tema që ne tani i quajmë të vdekura në audiencë. Teamt që tërheqin vëmendjen janë ngjarjet e ditës, mund të jetë një ngajre rozë, krim,politkë mund të jetë dhe art nuk ka rëndësi, mjafton të jetë tema e diskutuar e ditës dhe ajo është tema që dominon vëmendjen e publikut.

Duket qartë që nr i politikanëve sa vjen dhe rrallohet në tv tuaja.

Kjo vjen përshkak të adiencës, një problem që po bëhet më i ndjeshëm së fundmi. Në vitin 2008, në PS në fillim e PD më vonë u mor një vendim që askush nuk mund të vinte në emision pa patur një OK nga zyra e shtypit ose Kryetari i Partisë, dhe kta drejtoheshin për tezat e tyre. Normalisht intersi i politikanëve është që të këmbëngulin vgetëm për një pikë në mënyrë që ajo të ngelet në mendjen e njerëzvge ndërkohë kjo binte ndesh me atë që ne kërkonim në emision dhe filloi të merrte kosto në audiencë. Njerëzit nuk kuptonin më debatet, ishin të pashikueshme pasi secili recitonte pjesëne  tij pa patur një linjë për të kuptuar çfarë po ndodhte. U detyruam të modifikojmë duke futur në krah të tyre gazetarë të cilët gjithësesi e çojnë debatin më kuptueshëm tek publiku por dhe kjo u bë e lodhshme se dukeshin si dy pjesë që nuk ngjiteshin me njëra tjetrën. Tani ka një problem këtu që vjen nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Pjesa më e madhe e politikës nuk vjen më për të folur për publikun, nuk ka më asnjë interes të testojë interesin tek publiku. Pjesa më e madhe vjen dhe matet vetëm në raport me pëlqyeshmërinë e Kryetarit të Partisë që i vendos apo heq nga lista. Nëse Kryetari i thotë që je në rregull,dole mirë ose bravo, ai është në rregull. Nëse këto persona do votoheshin realisht, ose nëse do ishte me lista të hapura si dikur këta do mundoheshin të llogarisnin pak më shumë impaktin që do të kishin tek publiku dhe pëlqyeshmërinë në raport me publikun. Pëlqyeshmëria në raport me publikun te një pjesë e politikanëve është zero në raport me pëlqyeshmërinë që ti ke ke lideri. Pastaj a është lideri që kalkulon sa i sukseshëm je ti ke publiku ky është një diksutim që s’mbaron në Shqipëri. Dikur brenda platfomës ideologjike të partisë së tyre, kishte politikanë q ëkishin ide dhe të ndryshme dhe diskutonin. Kurse tani janë fare uniformë, janë të njëtrajtshëm.

Ka të paktën një vit ose dy vite, që ka një lloj terminologjie, çfarë tregon ajo? Një palë përdor termat kazan apo kadri dhe ke pala tjetër banda kriminelë hajduetë etj.

Unë besoj që ky nuk është vetëm fenomen shqiptar. Shikoni çfarë përplasje ka pasur në SHBA mes Presidentit Trump dhe një pjesë të madhe të medias. Kanë qenë disa prej tyre përplasje live, të zhurmshme. Kujtoni raportet me CNN apo media të tjera. KShumë veta e kanë të vështirë të kuptojnë që media është transformuar në raport me 10 vjuet përpara, madje edhe me pesë vjet përpara ku çdo gjë editohej, kontrollohej. Sot për arsye të informacionit që vjen nga rrjetet sociale, gjerësisë, lirisë së shprehjes një pjesë e politikanëve janë tejet të nervozuar edhe nga mungesa e kontrollit por edhe pakuptueshmëria e mediave. Ka sa të duash raste në media që janë tjetër për tjetër, që sjanë korrekte.

Nga ana tjetër kjo është një lojë shumë e vjetër, që dhe ata mundohen të kontrollojnë median. Një nga format e kontrollit, tenativë për kontroll është intimidimi. Dikush indimidon në këtë mënyrë, dikush në mënyrë tjetër, njëra palë thotë kazan, pala tjetër thotë i shërbejnë palës tjetë, në mënyrë që të krijojnë sa më shumë **. Po po të kesh pak staturë më të fortë, e kryesisht eksperiencë nuk besoj se ndikojnë.

Për të kaluar pak tek aktualiteti politik. Vera nisi e nxehtë me zgjedhjet e qershorit ku opozita nuk mori pjesë, ku më parë kishte lënë mandatet. Presidenti Meta që dekretoi një datë tjetër për zgjedhjet. Duke sikur në kët ëfillim shtatori palët janë në “cepat” e tyre dhe nuk kanë dëshirë për të lëizur. Mendon se do fillojë një qasje e re politike?

Unë pashë dje një lajm, një deklaratë të Palokës por nuk jam shumë i sigurt pasi e kam lexaur kalimthi në mënyrë të shpejët, që thoshte zgjedhjen e 30 Qershorit janë nul, zgjedhet të reja në pranverë, pavarësisht nëse rri apo jo Rama, të atillë e kuptova unë nga leximi i lajmit, po duhet parë në kontekst. Po me aq sa  pashë unë kjo tregon një qëndrim të ri të opozitës, nga ai që nuk ka zgjedhje me Ramës, tregon  që përgatitet për zgjedhje duke menduar vjeshtën si mundësia më e mirë për të rikuperuar çështjen e daljes nga parlamenti. Nëse më pyet mua personalisht unë mendoj që lënia mandateve ka qenë veprim i gabuar, sepse mendoj që opozita sidomos me publikimin e përgjimeve të zgjedhjeve do ishte shumë herë më e fuqishme nëse do të bënte një aksion opozitar brenda parlamentit duke kërcënuar me moshyrje në zgjedhje.

Por jo në këtë mënyrë, por duke kërcënuar derisa të plotësoheshin rregullat bazë. Ndoshta djegia e mandateve ishte një veprim që  u kalkulua duke menduar që kundërshtari do të dorëzohej më shpejt, ose ndoshta ishte një veprim i nxituar. Sepse ose dorëzon mandatet dhe sillesh si një forcë jashtë politike, ose qëndron në parlament dhe ndjek rrugën parlamentare të denoncimeve dhe agresive. Këtu kishte një kontradiktë, nëse ti del nga parlamenti dhe pastaj nuk e njeh jetën paralmentare, nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale, nuk mund të thuash shiko se do i tërheq njerëzit e mi nuk do bëj rrëmujë… s’qëndron.

Nga ana tjetër duhet të kemi parasysh që s’do të kemi kurrë një Shqipëri stabël pa patur zgjedhje të pranuara nga të gjitha palët dhe të ndershme. Ne duhet t’i japim fund kësaj historie, është 20 vjet që ky vend nuk pranon zgjedhjet. Nuk ka rëndësi cila palë vjen, të gjitha, në një mënyrë ose në një tjetër kanë patur të drejtë për pretendimet e tyre. Nuk është i vleshëm ai justifikimi që kshu ndodh në të gjithë botën. Shqipëria duhet të mësohet të bëjë zgjedhje dhe e fundit, Shqipëria duhet t’i japë fund pranisë së banditëve dhe njerëzve problematikë, në jetën publike dhe sidomos atë të vendimmarrjes.

**

Sot ke një parlament në të cilin të zë tmerri, dhe ai i mëparshmi, që të zë tmerri çfarë formimi kanë. Përfshirja në politikë e njerëzve me precendentë penalë, e njerëzve problematikë për shoqërinë, është modeli më i keq që mund t’i japësh sot të rinjve, studetëve.
Unë di që çdo prind i thotë fëmijës, shkollohu, mëso, ec përpara se nuk ka rrugë tjetër veç shkollimit për të ecur përpara, ndërsa sot fëmija mund të të thotë që jo, qenka kjo rruga tjetër, e cila jep rezultate më shpejt dhe më të suksesshme. Kështu që pa u ndarë nga kjo periudhë për mua e errët, e historisë 30 cvjeçare post-komuniste, ne do kemi probleme të vazhueshme.

Mendoni që z. Basha është kandidati i duhur i opozitës, për t’u bërë Kryeministër?

Opozita kandidatin për Kryeministër e zgjedh vetë, s’mund të ndikojë askush. Basha ka fituar zgjedhjet, Basha mund të ketë shumë difekte, unë mendoj që ka shumë probleme por nuk është se brenda partisë demokratike unë shoh ndonjë kandidat tjetër brilant që ka mbetur në hije.

A mendoni që do të rikthehet edhe një herë në krye të partisë demokratike, Z. Berisha?

Nuk besoj. Nuk shoh që pavarësisht protagonizmit politik, që Berisha të ketë ndonjë ambicie personale për t’u rikthyer në drejtim.

Të vetmet mesazhe politike gjatë verës kanë qenë ato të presidentit Meta, a mendoni që ai duhet të japë dorëheqjen nga ky post dhe të rikthehet në politikë?

Ilir Meta është moshatari im, kemi qenë në shkollë bashkë. Meta është ndër personazhet pak më të vështirë për t’u lexuar sepse në jetën e tij politike ka treguar momente të çuditshm, jo të uljeve dhe ngritjeve që janë karakteristike të politikanëve, por dhe një stil të çuditshëm të përqasjes ndaj fenomeneve. Ka bërë dorëheqje spektakolare kur nuk ka qenë e nevojshme, është rikthyer kur është dukur e pamundur. Në këto ditët e fundit, duhet të jesh Edi Rama që të kuptosh çfarë do të thotë Ilir Meta. Sepse shumica e mesazheve që komunikon Presidenti janë mesazhe për Ramën, kështu që s’di çfarë të them çfarë do të thotë dhe çfarë jo. Herë më duket sikur do të negociojë, herë sikur do të mbrojë pozitat e veta, herë sikur ka kalkuluar gabim, por kjo është gjithmonë analizë.. nuk ëhtë inforamcion, që opozita të ketë menduar se Rama do të tërhiqet si në rastin e çadrës, do gjejë një marrëveshje. Ndoshta Rama nuk u tërhoq e kjo mund të jetë një miscalculating, mund të jetë e kundërta që ata realisht kanë menduar që do ta rrëzonin po se kanë arritur këtë moment. Po duhet të kemi parasysh dhe një gjë, kur dikush është një hap përpara tjetrit, duket sikur është fitimtar, zakonisht kostoja është e përgjithshme. Të njëjtën kosto që ka marrë opozita që është shumë e rrezikshme, një kosto edhe më të madhe merr qeverisja e vendit në atë që ka ndodhur dhe një kosto të përbashkët edhe më të madhe merr Shqipëria.

Ne kemi qenë në vitin 2001 përpara Kroacisë në rrugën integruese të BE, sot Krocaia ëhstë anëtar i BE. Ne në vitin ’95 Shqipëria ka qenë në mënyrë absolute me Rumaninë dhe Bullgarië, dhe ne duhet të ishim pranuar anëtarë të BE në 2007, por ndodhi ’97. Ne kemi qenë gati për firmosjen e marrëveshjes së asocimit në ’96.

Nëse më opyet mua sot kosto ka e gjithë Shqipëria. Nëse dikush gëzoi se po humb opozita apo qeveria dihet që është pak se ai perifrazimi që Heminguej i bën, thotë mos pyesni kurrë për kë bie këmbana se këmbana që bie për dikë natyrisht bie dhe për ju.

U bë 6 jet që Rama është në krye të qeverisë, me këtë lloj bilanci a mendoni se mund ta mbyllë këtë mandat të dytë?

mendoj që Rama ka patur probleme shumë të mëdha që në mandatin e parë të qeverisjes. Gjë që qeverive nuk iu shfaqen dukshëm në mandatin e parë, në mandatin e dytë, është një mandatë që më shumë se sa të qeverisë ka ndenjur për të balancuar goditjet politike dhe mediatike që ka marrë. Një pjesë e mandatit shkoi për të sqaruar cëshjen e Saimir Tahirit, një pjesë për çëshjen e Babales, Fatmirë Xhafës, tenderin e Unazës së re, së fundmi dalja e opozitës nga parlamenti. Jo të gjitha varen nga nga qeveria por problemi është që kjo qeveri nuk ka diktuar një axhendë të sajën. Rama në zgjedhjet e 2017 ka fituar me tepsinë dhe tenxheren pa bërë asnjë premtim elektoral. Nëse ti sot bën jë shikim të premtive elektorale, siç na ndodhi në 2017, që ne morëm çfarë kishte premtuar në fushatë dhe çfarë kishte bërë, ti sot nuk i gjen asnjë premtim. Ishte një fushatë folklorike që më shumë u mbështet tek gallata, tek tepsia, timoni, batutat folklorike, sesa ke premtimet apo program i mjirëfilltë. Sot asnjë nga ju nuk mund të thotë çfarë ka premtuar qeveria. Kjo e bën shumë të vështirë kërkimin e llogarisë. Është një ngërç që zakonisht është një mallkim i mandatit të dytë, ndodh shpesh me gjithë kryeministrët, por ky e ka tejkaluar, i ka ndodhur përpara Ramës, që në fillimet e veta. Është një histori e mbushur me problematika të çuditshme që zakonisht i sjellin njerëzit me probleme. Është një baladë e Gëts, që shkon për të mbushur ujë në lumë, e nuk i ngre dot gjymat ndaj thërret xhindet. Xhindet i morën gjymat, i çuan në shtëpi po pastaj nuk dilnin më prej saj. Kjo është edhe historia e të fortëve që ti i thërret, i fut në parlament e pastaj ata të krijojnë çdo ditë nga një histrori të re, që ti duhet të justifikosh historitë e tyre dhe nuk arrin do të kesh axhendën tënde normale.

Muajt e fundit është diskutuar shumë për çështjet e kufirit të Kosovës, ju Z. Fevziu jeni për një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht humbjeve apo fitoreve, ku i jep fund çështjesh më të nxehtë të Ballkanit apo jeni për negociata të vazhdueshme?

Së pari, me sa jam unë në dijeni, të gjitha palët në Kosovë janë për një marrëveshje me Serbinë. Çështja është se si do jetë kjo marrëveshja, në cfarë forme do të jetë ajo? Njëra palë prentendon për një marrëveshje pa kushte me Serbinë, kurse pala tjetër pretendon me një marrëveshje që të zgjidhë një mosmarrëveshje shekullore. Kjo është një çështje pak e vështirë për ta diskutuar. Unë kam gati një libër që do ta botoj më vonë për disa arsye specifike, që lidhet me luftën e Kosovë, rolin e Hashim Thaçit dhe gjithë panoramën që ka ndodhur në vitet 97-99 në Kosovë. Në vitin 1999, Kosova ka qenë e ndarë me thikë midis njerëzve që mendoni që nuk duhet të kishte marrëveshje në Rambuje dhe të tjerët që të kishte një marrëveshje në Rambuje, atyre që mendoni se nuk duhej shkuar në Rambuje dhe atyre qe mendonin se duhet shkuar. Unë mendoj, që të gjitha palët mendojnë se versioni i tyri është më i drejti. Nuk mendoj se kjo e gjitha ndahet në tratdhtarë dhe patriot, siç po tentohet të ndahet është non sens. Unë mendoj se ka dy palë që të cojnë në zgjidhje të ndryshme. Le ti kthehemi çështjes së shkëmbimeve të territoreve, pasi kjo është pjesa më e ndjeshme. Në qoftë se,  marrëveshja e Serbisë dhe e Kosovës, do të bëhet nën një mbikqyrje të plotë ndërkombëtare, të BE dhe ShBA-së unë nuk do të shikoja asnjë problem që marrëveshja të arrihej edhe shkëmbim territoresh, ku palët të ishin dakord dhe komuniteti ndërkombëtarë të lehtësonte dhe ta bekonte kët marrëveshje. Kjo që po them unë duket shumë ideale, por kjo do të zgjidhte një konflikt të vazhdueshëm në Kosovë. Duhet të kemi parasysh një gjë. Në intervistën e fundit të jetës së tij  Milloshevici që ka dhënë për VIP e Beogradit në mos gaboj, i ka thënë kryeredaktorit të gazetës, unë bërë një zgjedhje. Pse nuk e firmos Rambujne, pasi në të gjitha rastet unë isha i humbur nëse shqiptarët firmosnin. Në qoftë se edhe unë do firmosja, trupat e NATO-s do të hynin në Kosovë, do të merrnin territorin dhe me anë të një referndumi do të na e merrnin prapë Kosovë. Edhe po mos të firmosja sërsih trupat e NATO-s do të bombardonin dhe do hynin në Kosovë dhe prape do e kishim humbur. Duke mos e frimosur, fëmijët dhe niprit tanë do të ken një shans për ta rimarrë prpaë Kosovën si diçka që u është marrë pa të drejtë. Pra në një farë mënyre Milloshevici ka lënë mbrapa idenë, se kjo që ka ndodhur me Kosovën mund të kthehet mbrapsht me nje konjekturë të re gjeopolitik. Në këtë mënyrë në këtë aspekt mbyllja sa më shpejt e kësaj situate do të ishte në favorin e shqiptarëve. Duhet të kemi parasysh një gjë. Unë nuk e kam labouruar ndonjëherë, por e mendoj shpesh që ne kemi patur një raport 25 vjeçar brilant të mbështetjes ndërkombëtare, raport i viteve 1999-2015 nuk u vjen më Shqipërsië apo më saktë shqiptarëve, për arsye të disa rrethanave të krijuara. Ne ishim një shtet antiamerikan me politkikën zyrtare të kohës dhe befas ktheheim një nga aleatët dhe mbështetësit kryesore të SHBA-së. Një vend që merr një mbështjetje të jashtëzakonshme ndërkombëtare, kryesisht amerikane, një vend që filloi të kishte më shumë avantazhe se sa Greqia, Serbia po e po dhe ne arritëm diçka që shumë vende të tjera të botës nuk e arrijnë dot. Pavarsia e Kosovës është gati gati një mrekulli, që në rrethanat e sotme nuk do të ndodhte më. A e imagjinon dot dikush që me fuqinë e sotme të të Rusisë, pasi në atë kohë Rusia e Jelcinit ishte shumë e dobët financiarisht dhe varej shumë nga dihmat e FMN-së se do lejonte një bombardim. A e mendoni sot se Amerika e Trump dhe shtetet europiane do të bashkoheshin sot për një luftë morale, sespe lufta në Koosvë ishte e tillë, pasi askush në atë kohë nuk kishte interesa të mirëfillta, duket pothuajse e pamundur. Pra ne kemi shpenzuar një 25 vjeçar të jashtëzakonshëm që na ka dhanë gjënë më të rëndësishme atë të pavarsisë së Kosovës. Natyrsiht momentet që do vin nuk dojenë të gjitha momentet më të mira për ne.

Në partinë socialiste tashmë kemi një yll në ngritje që është kryetari bashkisë së Tiranës. A e shikoni ju të mundshme projektimin e Erion Veliaj si Kryeministër apo si kryetar i Partisë Socialiste?

Erjon Veliaj po krijon një profil jo të parandësishëm politik. Ka shumë njerëz që e duan, dhe shumë njërëz që nuk e duan. Kjo është një karakteristikë e liderit. Në fakt njerëzit e pasuksesshëm i duan të gjithë sepse nuk i prishin punë askujt. Njerëz që kanë karizëm e çajnë përpara dhe gjithmonë ndajnë opinione. Veliaj është duke ecur me hapa të sigurtë, i cili ka krijuar një popullaritet, por nuk e di pastaj se sa mund ta mbaj këtë popullaritet. Në përgjithësi kryetari i bashkisë është gjithmonë popullor. Kush do që është kryetar bashkie dhe nuk ka një ngarkesë tjetër politike është popullor. Rama e mori ngarkesën kur u bë kryyerair i PS-së, Basha kur u bë kryetari i PD-së, dhe nuk e di se sa do ta mbaj peshën e kësaj ngarkese kur do dali në një lojë më kombëtare. Por mbrenda Partisë Socialiste Veliajh është evidentuar si pasardhësi më i mundshëm i Ramës në parti. A do ta arrijë kët, rrethanat jo gjithmonë janë të favorshme. Edhe Meta dukej pasaradhësi i sigurt i Nanos, por që rrethanat nuk e vërtetuan këtë, pra nuk ka një person tjetër që mund të jetë evidentuar. Nëse tek Partia Socialiste është evidentuar Veliaj, tek Partia Demokratike nuk shoh një personazh tjetër që të jetë konkurrentë me Bashën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb