FIER- Dy zyrtarë të Hipotekës në Fier janë vënë në pranga pasi akuzohen për korrupsion. Burime zyrtare bëjnë me dije se nga efektivët e sektorit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, janë arrestuar 2 regjistrues të ZRPP-së, Aleksandër Myrtaj, 44 vjeç dhe Kastriot Rakipaj, me profesion inxhinier. (në foto: Aleksandër Myrtaj)
Dy zyrtarët e Hipotekës akuzohen për “Korrupsion pasiv”, ndërsa arrestimi i tyre erdhi pas hetimit disa mujor të bluve të Fierit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb