FIER- Specialistët e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë vënë në pranga një grua, e cila akuzohet për një sërë vjedhjesh në këtë qytet. Sipas të dhënave zyrtare është ndaluar 41-vjeçarja Rozalina Konomi, banuese në lagjen “Gafurr Muço” në Lushnjë.

Më datën 30.08.2015, shtetases V.C., në lagjen “Apollonia”, i kanë vjedhur telefonin celular tip “Samsung” në dyqanin e saj dhe nga veprimet e kryera rezulton se autore është shtetasja Rozalina Konomi.

Gjithashtu më datën 22.08.2015, shtetases A.M., 20 vjeçe,në dyqanin e saj, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, i kanë  vjedhur telefonin celular tip “Huwai”, ku nga veprimet e kryera rezulton se autore është shtetasja Rozalina Konomi.

Po ashtu, më datën 29.08.2015, tek butik “Serena”, në lagjen “29 Nëntori”, shtetases E.M., 38 vjeçe, i kanë vjedhur çantën e dorës në të cilën kishte shumën prej 5500 lekë të reja dhe autore e dyshuar është shtetasja e mësipërme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Vjedhje “ e kryer më shumë se një herë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: