FIER

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e mbrëmshme, ku disa persona të paidentifikuar qëlluam me breshëri plumbash drejt një servisi makinash dhe më pas u larguan me një makinë tip “BMW”, e cila më pas u gjet e djegur në periferi të qytetit.

Gazetari i “BalkanWeb”, Ervis Kuçi raporton se automjeti i djegur është gjetur në një rrugë dytësore pranë kryqëzimit të shinave të trenit në Fier. Rruga dytësore ku u gjet makina rezulton të jetë pa dalje, element ky që shton dyshimet se personat që qëlluan me armë mund të mos jenë nga Fieri.

Makina ‘BMW’ në targa false të një automjeti tjetër të tipit “RENO” dyshohet se mund te jetë e vjedhur në Elbasan.  Fatmirësisht nga të shtënat nuk kishte persona të lënduar, ndërsa hetimet vijojnë intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: