FIER- Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në lagjen “Sheq i Madh”, në qytetin e Fierit, ku një grua ka humbur jetën pas dhunës barabre të ushtruar nga bashkëshorti i saj.
Burime zyrtare nga Policia e Fierit, bëjnë me dije se është arrestuar 51-vjeçari Arben Muho, i cili ka ushtruar dhunë mbi bashkëshorten e tij Teuta Muho, duke i shkaktuar vdekjen. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Fierit, ku pritet ti nënshtrohet ekspertizës së mjeko-ligjorëve.

Uniformat blu që mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, të njoftuar nga fqinjët konstatuan se shkak për vdekjen e 48-vjeçares Muho është bërë dhuna e ushtruar nga bashkëshorti i saj. Policia ka nisur hetimin për të zbardhur motivet që çuan deri në dhunë vdekjeprurëse. Bëhet e ditur se bashkëshortët Muho kanë 3 fëmijë, të cilët nuk kanë qenë në shtëpi në momentet e ngjarjes së rënda. 51-vjeçari Muho ka qenë më parë i dënuar për një plagosje me thikë, por pak ditë më parë ishte liruar me kusht. (në foto, shtëpia e familjes Muho ku ndodhi ngjarja)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: