Nga ZANA ÇAKAJ*

Pas transmetimit të emisionit “Kaktus” në “News 24”, javën e kaluar, drejtoresha e Shkollës së Mesme Profesionale “Petro Sota” në Fier, Klotilda Gjata reagoi menjëherë duke deklaruar se e dispononte deftesën e shkollës së mesme me 3 provimet përkatëse dhe mohoi në mënyrë kategorike se deftesa e saj ishte falso.

“Kaktus” ka shkuar sërish në Fier për të takuar ish-sekretaren që ka lëshuar vërtetimin e vitit 2003. Kësaj here Violeta Luga ishte e lëkundur në mendimin e saj, ajo u shpreh se ndoshta edhe mund të kishte harruar pa i vendosur notat e maturës në amëz, por në fakt kjo ishte harresa e vetme që ishte bërë, sepse ne kontrolluam amzën dhe të gjitha notat e nxënësve të tjerë ishin në rregull. Vetëm se në amëz ishin bërë disa korrigjime.

Klotilda Gjata këmbënguli se kishte të drejtë dhe e kishte deftesën e saktë, ndërsa “Kaktus” i paraqiti faktet nga investigimi. Tashmë i ngelet në dorë gjykatës të vendosë nëse ato nota janë të Klotida Gjatës apo jo.

(ar.sh/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb