FIER – Drejtoria e Bujqësisë në qytetin e Fierit po merr masa ndaj miut të arave që prej kohësh është kthyer në një mankth për fermerët e ketij rrethi, teksa dëmet që ka shkaktuar deri më tani kanë qenë të konsiderueshme.

Sipas ekspertëve të bujqësisë, po merren masat për verifikimin e dëmeve të këtij brejtësi dhe njoftohet Ministria e Bujqësisë për marrjen e masave konkrete, njofton ATSH-ja.

Janë rreth 2000 hektarë tokë bujqësore të mbjella me jonxhë, në fshatrat e komunave Mbrostar, Libofshë e Levan, që po përballen me pasojat e këtij brejtësi.

Fermerët fierakë pohojnë se dëmet e miut të arave kanë qenë të konsiderueshme këtë periudhë në raport me vitet paraardhëse.

Prej kohësh, miu i arave është kthyer në një mankth për fermerët e rrethit të Fierit, teksa ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në të mbjella. Ekspertët e bujqësisë në rrethin e Fierit pohojnë së janë në dijeni të problemit dhe po merren masat e nevojshme për zbutjen e dëmeve që shkakton ky brejtës.

(ar.sh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: