FIER – Aksioni i ndërmarrë nga qeveria për energjinë elektrike, ka çuar në pranga një tjetër elektricist. Sipas informacioneve nga policia e Fierit, është arrestuar sot elektricisti Ajet Xhemalaj, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Mësohet se kanë qenë efektivët e Seksionit kundër krimit ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier ata që kanë vënë nën mbikëqyrje Xhemalajn. Dyshohet se Xhemalaj favorizonte lidhjet e paligjshme të energjisë, çka ka çuar edhe në prangosjen e tij. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb