FIER

Një trup i pajetë është gjetur në një kanal në fshatin Hoxharë e Vjetër të njësisë Ndëmënas në Fier. Mendohet që personi i seksit mashkull, është përplasur nga një makinë dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Burimet e para theksojnë se pas përplasjes trupi i pajetë është gjetur nga familjarët dhe është shoqëruar për në spitalin e Fierit nga i ati.

Viktima është identifikuar  si Arif Xhafa dhe trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit te Fierit. Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku mbeti i vdekur 22-vjeçari fierak.

Njoftimi i Policisë:

“Gjatë orëve të mbrëmjes, në aksin rrugor Fier-Ndërmënas, në kanalin anësor të rrugës është gjetur trupi i pajetë i shtetasit A.Xh, 20 vjeç. Nga rrethanat në të cilat është gjetur trupi i pajetë dyshohet të ketë ndodhur aksident automobilistik pasi ka mbetje nga mjeti që e ka goditur. Po punohet për identifikimin e  mjetit dhe drejtuesin e tij. Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb