Policia në fshatin Kurjan të Roskovecit ka gjetur pa shenja jete një shtetase 58-vjeçare.

Gruaja dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.

“Roskovec, Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, është gjetur nga familjarët, në oborrin e banesës, pa shenja jete, shtetasja B. S., 58 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: