FIER- Policia e Fierit ka vënë në pranga 3 persona pasi akuzohen se kanë dhunuar një mjek dhe një infermier në urgjencën e Spitalit të Fierit. Mësohet se janë arrestuar Aleksandër, Xhuliano e Pandeli Kapaj.
Incidenti është shënuar dje në ambientet e urgjencës së spitalit të Fierit, ku këta persona që dyshohet se ishin në gjendje të dehur kanë qëlluar me grushte doktorin e urgjencës, K.G si dhe infermierin K.J.
Fill pas këtij incidenti, mjeku dhe infermieri kanë bërë denoncimin e rastit në polici, e cila bëri dhe arrestimin e autorëve.
(m.k/BalkanWeb)