FIER- Policia e Fierit ka vënë në pranga autorin e dyshuar të një grabitje të ndodhur pak ditë më parë në një pikë të këmbimit valutor. Sipas të dhënave zyrtare është arrestuar shtetasi Kristo Dunga, ndërsa janë shpallur në kërkim dy bashkautorët e tij.

Dunga, sipas bluve ka vjedhur me dhunë në një pikë të këmbimit valutor dhe më pas është larguar me shpejtësi. Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar edhe 130 euro si dhe 20 mijë lekë të reja.

(m.k/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: