Policia në Fier njofton se në Spitalin e qytetit ka mbërritur pa shenja jete një 55-vjeçar, që dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

Ndërsa, në Lushnjë, një 76-vjeçare, që dyshohet se është me probleme mendore, është dëmtuar me thikë. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në spitalin Rajonal të Fierit ka mbërritur pa shenja jete shtetasi K. Y., 55 vjeç, banues në fshatin Lapulec, Mallakastër, i cili dyshohet se e ka humbur jetën gjatë transportit në spital, si pasojë e arrestit kardiak.

Në spitalin e Lushnjës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja I. D., 76 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila dyshohet se ka dëmtuar veten me mjet prerës (thikë). 76-vjeçarja është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupe hetimore po punojnë për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtyre rasteve”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: