FIER

Një aksident është shënuar këtë të dielë në aksin rrugor Fier-Levan. Një automjet  ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Kthesa e Liqenit” duke përfunduar në kanalin anësor të saj.

Automjeti tip Land Rover me targa AA 129 NS ka pësuar dëme të shumta materiale ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qënë shpejtësia e lartë më të cilën lëvizTe drejtuesi i automjetit. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb