FIER

Pak orë para protestës së organizuar sot nga opozita drejt Tiranës janë nisur edhe protestuesit e parë nga qyteti i Fierit. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi  në një prononcim për gazetarët ka komentuar edhe dhunën ndaj sekretarit organizativ të protestave në PD, Sait Dollapin. Ai tha ndër të tjera se protesta do të jetë e fuqishme dhe se qytetarët kërkojnë rrëzimin e Qeverisë.

“Dhuna nuk ishte vetëm ndaj Sait  Dollapit. Ishte dhune e shëmtuar që për herë të parë detyroi edhe ministrin e Brendshëm të prononcohej, me hipokrizine qe e shoqëron. Dhuna ishte ndaj shume  protestuesve jo vetëm ndaj Sait Dollapit. Janë ndaluar dhe shoqëruar rreth 100 protestues, 6 nga Fieri, 4 janë liruar dy janë ende në komisariatet e policisë në Tiranë po merremi me procedurat e lirimit .  Sot jemi përsëri për protestë. Protesta do te jetë e fuqishme.

Përdorimi i mjeteve piroteknike apo i  bombave molotov nuk mund të kontrollohet, pasi kanë mllefin dhe revolten e tyre. duhet tu pergjigjemi forcërisht edhe forcave te rendit me atë lloj sjellje që bëjnë.

Nuk do të ndalojnë në çdo lloj mënyre, mjeti dhe forme. Kërkesa është zgjedhje te lira dhe te ndershme, zgjedhje të pakonteshtueshme dhe të pakompeomentuara dhe të pakomanduara nga ky kryeminister i korruptuar.

Nuk do të ndalojmë çdo ditë në proteste, edhe pse është një proteste vetem dy ditë nga e shtuna dhe janë të lodhur.

Pavarësisht se edhe një kohë jo e përshtateshme për protestë, nuk na ka penguar asgjë.

Ketu janë një pjesë e vogël, të tjerë janë nisur nga zona të tjerë. Do të jemi drejt Tiranës e do të marshojmë.

Presionet e policisë janë të vazhdueshme, kanë hyrë në banesat e demokratëve, të protestueve pa mandate, vazhdojnë presionet dhe telefonatat nga inspektorët e rendit, i marrin në telefon dhe i kerkojnë të paraqiten në polici, pikërisht tani që janë për në protestë.

Ju kemi thënë qytetarëve të mos tremben, të mos kenë frikë, te mos ju pergjigjen telefonatave te inspktoreve te rendit dhe punonjesve te poicise. Nuk e kanë detyrim ligjor qe me një telefonatë qe nuk dihet kush e merr në telefon të paraqitet në polici.

Përdorin frikën ndaj qytetarëve. Ne do te jemi në krah të tyre për te mos intimiduar dhe për t’i bërë shantazh dhe presion policia.

Protestat do të vazhdojnë.  Kjo është një proteste popullore, revoltë popullore. Një pjesë e mirë e protestuesve nuk janë anëtarë të Partisë demokratike.

Këtu ka votues të majtë, anëtar të PS që kanë dorëzuar teserat dhe vijnë këtu e vejnë në protestë.

Pavarësisht se thonë qe nuk jemi me PD, jemi për rrezimin e kësaj qeverie, se është Qeveri hajdute, qe na ka mohuar të drejtat, jo vetem dhe thjeshtë anëtarëve të PD”-u shpreh ai.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb