Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur sot në Fier. Policia njofton se në vendin e quajtur “Patos fshat” një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A. M., 47 vjeçe, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës, ndërsa autori që ka shkaktuar aksidentin është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:30, në vendin e quajtur “Patos fshat”, një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M, 47 vjeçe, banuese në Cakran dhe është larguar nga vendngjarja. 47-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: