FIER- Ka kaluar orë tmerri një 17-vjeçar nga Fieri, ndërsa është marrë me forcë dhe është keqtrajtuar nga 3 të rinj mbrëmjen e së hënës. Burime zyrtare bëjnë me dije se janë vënë në pranga Mirens Bibo, 20 vjeç, Andi Turku, 25 vjeç dhe Bruno Rrapushi 24 vjeç, të cilët akuzohen për “heqje të paligjshme të lirisë”.


Sipas të dhënave, tre të rinjtë kanë marrë peng mbrëmjen e djeshme 17-vjeçarin me iniciale K.M., e kanë lidhur me natriban në një kabinë elektrike ku e kanë keqtrajtuar dhe më pas e kanë filmuar. Fatmirësisht një kalimtar ka parë ngjarjen dhe ka sinjalizuar forcat e policisë të cilat kanë bërë edhe ndalimin e tre autorëve.


Më pas ka qenë adoleshenti që ka rrëfyer për policinë gjithë ngjarjen, ndërsa janë marrë në pyetje edhe 3 autorët. Policia e Fierit nuk ka dhënë ende detaje dhe motivet e kësaj ngjarjeje.


NJOFTIMI I POLICISË SË FIERIT:

Më datë 19.01.2015, nga Komisariati i Policise Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Mirenc Bibo, vjec 20, banues në Fier

– Bruno Rapushi, vjec 24, banues në Fier

– Andi Turku, vjec 25, banues në Fier

Arrestimi u bë pasi më datën 19.01.2015, ne Fier, në një nga ambientet efabrikës së përpunimit të këpucëve, për  motive të  dobëta, dhe në bashkëpunim me  njeri  tjetrin  kanë  marë forcërisht dhe e kanë  lidhur shtetasin K.M vjec 17,  banues në Fier. Tre te arrestuarit e kane rrahur dhe e kane filmuar shtetasin K.M.

(m.k/BalkanWeb)