FIER- Sektori Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarku Fier, në kuadër të Operacionit “Red Oil” arrestoi në flagrancë 3 persona, nën akuzën e 2500 litrave naftë.

Kështu në pranga ranë Agron Prifti, 53 vjeç, banues në fshatin Marinëz, Artan Koni, 44 vjeç, banues në fshatin Marinëz dhe Vasil Bërdilla, 51 vjeç, banues në Çeligrad.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i tyre u bë pasi, në vendin e quajtur Marinëz, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas, me detyrë roje pranë Kompanisë ‘Bistika’, kanë vjedhur një sasi nafte prej 2500 litrash, pronë e Kompanisë “Bankers”. Mbi ta rëndon akuza “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: