FIER

Edhe pse stina e vjeshtës po afron, zjarret vijojnë të djegin pa pushim sipërfaqe të mëdha me pyje në të gjithë vendin. Një situatë e vështirë raportohet në zonën e Fierit.

Gazetari i “BalkanWeb”, Ervis Kuçi raporton se zjarri ka rënë në një zonë pyjore në Cakran, shumë afër zonës që u përfshi nga flakët pasditen e djeshme.

Nga të dhënat e para thuhet se flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe prej 5 hektarësh, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Fierit dhe Patosit dhe dy drejtuesit kryesorë të tyre. Pas punës intensive të kryera në terren  nga shërbimet zjarrfikëse flakët janë vënë në kontroll.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb