Joseph Blatter nuk arriti të përballonte presion e madh nga e gjithë bota e futbollit dhe jo vetëm pas skandalit që shpërtheu në FIFA. Pak ditë pasi u rizgjodh në krye të futbollit botërore Blatter i dha fund “diktaturës” së tij me anë të një konference për shtyp: “E dua FIFA-n më shumë se çdo gjë tjetër. Dua më të mirën për FIFA-n dhe për futbollin, për këtë arsye vendosa të rikandidoja. Zgjedhjet mbaruan por jo sfidat që kemi përpara. FIFA ka nevojë për një ristrukturim të thellë, ja përse vendosa të mbledh një kongres të jashtzakonçëm për të zgjedhur një president të ri. Jap dorëheqjen, por deri sa të zgjidhet presidenti i ri do vazhdoj të ushtroj funksionet e mia. Kongresi i radhës do mbahej më 13 mars 2016 në Meksikë, por do ishte shumë vonë”. Këto ishin fjalët e Blatter që bënë të lumtur pjesën më të madhe të botës.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb