FIFA ka marrë te enjten një vendim, ku ekipet e kryeqytetit spanjoll, Real Madrid dhe Atletico Madrid, janë dënuar për shkak të transferimit të lojtarëve minorene.


FIFA ka analizuar transfertat e lojtareve minorene për Atletico Madrid (mes 2007 e 2014) dhe Real Madrid (mes 2005 e 2014), duke i shpallur fajtore te dy ekipet. Vendimi i FIFA-s është bërë zyrtar, ku theksohet se Real Madridi dhe Atletico Madridi nuk do të mund të transferojnë lojtare në dy afatet kalimtare, gjatë verës së ardhshme (2016) dhe gjatë afatit kalimtar te janarit (2016- 2017).


Atletico po ashtu është dënuar me një gjobe prej 821.000 euro, ndërsa Real Madridi me 328 mijë euro, qe do te paguhen brenda 90 ditëve. Një dënim të tillë e kishte marrë më pare edhe Barcelona, dënim ky që skadoi në janar të këtij viti.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: