Nuk ishin mes kandidaturave për “Topin e Artë”, por Messi dhe Ronaldo rikthehen të jenë prezent për çmimet “FIFA The Best”. Pavarësisht se nuk janë favoritë, dy yjet e futbollit botëror janë përfshirë në listën e sulmuesve të përzgjedhur për të triumfuar në këtë kategori.
Në këtë listë gjejmë yjet e Spanjës, Nico Williams dhe Yamal, apo Lautaro Martinez, Haaland, Harry Kane, Vinicius jr dhe shumë të tjerë.
Për mesfushorin më të mirë dhe kandidatë potencial për të fituar “FIFA The Best” gjejmë shumë yje, mes tyre fituesi i “Topit të Artë”, Rodri, apo finalistin tjetër Bellingham.
Pjesë e lojtarë të përzgjedhur janë edhe Calhanoglu, Granit Xhaka, Wirtz e shumë të tjerë. Një garë e bukur pritet të jetë ajo për portierin më të mirë, ku mes kandidatëve janë emra si Mike Maignan, Donnarumma, Martinez, Ederson, Simom, Lunin e Raya.
Pesë trajnerët e nominuar për trofeun FIFA janë Guardiola, Ancelotti, Alonso, De la Fuente dhe Scaloni.